Djali i Patrik  Klajvert hapave të babait, shënon 3 gola ndaj Rodas (VIDEO)

Mbiemri Klajvert si duket sërish do të bëjë bujë në futbollin evropian, kjo për faktin se djali i Patrik Klajvert, legjendës së futbollit holandez, po ecën hapave të babait të tij.

Fjala është për Xhastin Klajvert, i cili sot me Ajaksin e tij realizoi 3 gola në fitoren 5:1 ndaj Rodas, duke bërë që emri i tij të dëgjohet edhe në të gjithë Evropën.

Djali i Patrik Klajvert sot ishte mbresëlënës në fushën e lojës, duke realizuar tre gola thuajse gjithmonë me aksion personal.

Secili më i bukur nga tjetri, Klajverti i ri po na rikujton atë të vjetrin. Ndryshe 18-vjeçari Xhastin ka dalë nga akademia e Ajaksit, njëjtë sikurse edhe babai i tij.

Tre golat e tij të sotshëm ishin të parët e këtij sezoni me ekipin e parë, duke arritur shifrën e 3 gola në 9 ndeshje, ndërsa duhet theksuar se ai ka zhvilluar edhe tre ndeshje me ekipin U21 të Holandës dhe duke realizuar dy gola.

Nëse vazhdon në këtë ritëm, pa dyshim se  shumë shpejt mbi fanellën e kombëtares holandeze A do të kemi një tjetër me mbiemrin, “Klajvert”.

Leave a Reply