Ishte VAR-i që i hoqi fitoren nga duart Lacios ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Ndeshja e javës së 14-të ndërmjet Lacios dhe Fiorentinaës u mbyll me barazim 1:1, mirëpo kjo vetëm për shkak sistemit VAR, i cili në minutat shtesë të takimit bëri që arbitri kryesor të tregoj në pikën e bardhë në favor të skuadrës mysafire, e cila në këtë mënyrë arriti që të nxjerrë një barazim ndaj Lacios se Strakoshës, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ishte De Vrij, ai i cili në minutën e 25-të zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar në rrjetën e mysafirëve për rezultat 1:0. Ishte ky goli me të cilin skuadrat shkuan në pushim, ndërsa edhe pjesa e dytë rezultoi të jetë e qetë, më shumë e luajtur në mesfushë dhe me pak rrezikshmëri në portat respektive.

Megjithatë e tillë nuk doli të jetë në minutat shtesë të takimit, pasi në minutën e 91-të do të vinte prova e parë e vërtetë për gardianin shqiptarë të Lacios, Thomas Strakosha, i cili megjithatë ia doli të ndal një gjysëm roveshatë në drejtim të tij. Reflekset e Strakoshës i mohojnë golin Fiorentinës, por në të njëjtin mendim nuk është arbitri i ndeshjes, i cili pasi ishte i dyshimtë për një faul në zonën e Lacios, kërkoi që të njëjtin rast ta sheh edhe nëpërmjet pamjeve filmike të VAR, përmes së cilave më pas akordoi në pikëne bardhë në favor të skuadrës nga “Artemio Franki”.

Këtë dhuratë e shfrytëzoi në maksimum sulmuesi i Fiorentinës Babakar, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e barazimit, pas të cilit u mbyll edhe kjo ndeshje shumë interesante.

Leave a Reply