Leonardo Bonuçi më në fund i’a plotëson dëshirën djalit të tij

Leonardo Bonuçi më në fund i’a ka plotësuar dëshirin djalit të tij, duke e takuar atë me Andrea Belotin e Torinos. Në përfundimin e ndeshjes së sotme midis Milanit dhe Torinos, Bonuçi ka shkuar së bashku me Belotin drejt shkallëve të stadiumit, ndërsa  atje Beloti ka përqafuar një nga adhuruesit e tij më simpatikë dhe i ka dhuruar fanellën.

Në kohën kur Bonuçi mbante veshur fanellën e Juventusit, një derbi ishte dhe ajo brenda familjes së tij. Në mediat italiane gjatë ndeshjeve Juventus-Torino, në fokus kryesor shpeshherë ishte djali i Bonuçit. Fakti se babai i tij luante me Juventusin, nuk ndryshonte asgjë për të, djali i tij ishte një fans i zjarrtë i Torinos.

 

Leave a Reply