PSZH tregoi kush sundon në Francë (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka shënuar fitore 2:1 në derbi ndeshjen e javës së 14-të në “Ligue 1”. Dy skuadrat pretendente për titullin e kampionit u takuan sonte në “Lui  II”, ku parisienët dëshmuan se gjatë këtij sezoni sundojnë me futbollin francez.

Mysafirët fituan falë golave të shënuar nga Edinson Kavani (19’) dhe Nejmar (52’), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë. Edhe përkundër këtyre dy golave të shënuar PSZH-ja dominoi ndeshjen, duke krijuar edhe shumë raste shënimi para portës së Daniel Subashiç, i cili në një moment kishte edhe ndihmën e shtyllës.

Vendasit e Monakos rikthyen shpresat në 10 minutëshin e fundit të takimit, kur në minutën e 81-të me anë të portugezit Zhoao Mutinjo shënuan golin e parë, që në fund u tregua edhe si i vetëm dhe përfundimtarë në këtë përballje.

 

Leave a Reply