Spirovski fiton dyshen e Shkëndijës Buba-Ibra për çmimin e më të mirit në Maqedoni!

Stefan Spirovski është zgjedhur futbollisti i vitit në Maqedoni, duke dalë fitues kështu përballë dyshes së Shkëndijës, Ferhan Hasani – Besart Ibraimi, që gjithashtu ishin në garë për çmimin e më të mirit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, pasi Këshilli Drejtues pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë kishte publikuar emrat e fituesve në të gjitha kategoritë.

Enis Bardhi është zgjedhur si futbollisti më i mirë nga Maqedonia që luan në arenën ndërkombëtare, Goce Sedloski ka fituar epitetin e trajnerit më të mirë, teksa Ilija Mateniçarov nga rradhët e Akademia Pandev është zgjedhur si punëtori më i mirë sportiv për vitin 2017-të.

Futbollistja shqiptare Yllza Maksuti është shpallur si futbollistja më e mirë në konkurrencë të femrave, teksa Elif Elmaz, i cili këtë verë u transferua nga Rabotniçki te Fenerbahçe u shpall si futbollisti i ri më i mirë në vend.

Çmimet nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për më të mirët e vitit 2017-të do të ndahen me datë 03 dhjetor në Shkup.

Leave a Reply