Brazilianët Felipe dhe Italo braktisin Vardarin!?

“InfOSport.mk” nga burime të afërta me futbollistët brazilian, mëson se Huan Felipe dhe Italo Dos Santos janë duke menduar largimin e tyre nga rradhët e skuadrës kampione të Vardarit.

Të pakënaqur me situatën e fundit te ekipi shkupjan, ku gjithnjë e më shumë vonohen pagesat, dy futbollistët brazilian duken të bindur që mos të kthehen më te “kuqezinjtë” nga Shkupi.

Një situatë e këtillë ndoshta mund të shfrytëzohet nga Shkëndija, që tregon shenja interesi për Huan Felipen, që është promovuar në një prej futbollistëve më të mirë në kampionatin e Maqedonisë.

Mbetet për tu parë se si do të rrjedhin gjërat në periudhën në vazhdim, megjithëse në “horizont” shfaqet një periudhë me shumë turbulenca te Vardari, për më shumë nëse llogaritet fakti se në verë kontratat u skadojnë më shumë se 10-të futbollistëve aktual.

Leave a Reply