Ish futbollisti i Barcelonës merr drejtimin e Alaves

Ish futbollisti i Barcelonës, Abelardo Fernandez është emëruar trajner i ri i Alavesit. Është kjo hera e dytë që strategu nga Asturia do të marrë drejtimin e kësaj skuadre, e cila ditë më parë shkarkoi nga posti i trajnerit ish teknikun e Kombëtares shqiptare, Xhiani De Biasi.

Kontrata e Abelardos me Alavesin është deri në fund të këtij sezoni, ndërsa detyra e tij do të jetë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Abelardon të gjithë e njohim si një mbrojtës të Barcelonës, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ai ka veshur edhe fanellat e skuadrave të Sporting Hihonit dhe Alavesit. Si trajner suksesin e tij më të madh Abelardo e arriti në krye të Sporting Hihonit, kur me këtë skuadër u ngjit në La Liga.

Abelardo debutimi i tij në bankinën e Alavesit do ta ketë të dielën në transfertën kundër Gironas, ndeshje kjo e vlefshme e javës së 14-të.

Alaves me vetëm 2 fitore të regjistruara nën drejtimin e trajnerit De Biasi në 13 xhirot e para mban pozitën e fundit me vetëm 6 pikë të tubuara.

Leave a Reply