Manolas i mbetet besnik  Romës, rinovon deri në vitin 2022

Mbrojtësi grek Kostas Manolas i ka qëndruar besnik skuadrës së Romës, pjesë e së cilës është që nga viti 2014-të. 26-vjeçari gjatë verës ishte shumë afër transferimit te skuadra e Zenitit në kampionatin rus, mirëpo një transferim i tillë nuk u arrit, ndërsa tani greku është i lidhur zyrtarisht me Romën deri më 30 qershor të vitit 2022.

Akordi ishte arritur para pak ditësh, kurse njoftimi zyrtar ka ardhur sot.

“Jemi shumë të kënaqur. Me këtë rinovim janë përmbushur vullneti i futbollistit dhe klubit. Përpara së bashku për arritje të reja”, – ka thënë drejtori sportiv Monçi.

Mbrojtësi 26-vjeçar nuk e ka fshehur gëzimin dhe në faqen e “Facebook-ut” të klubit, ku ndër të tjerash ishte shprehur: “Jam shumë i kënaqur. Drejtori donte të më mbante në çdo mënyrë, por edhe unë këtë doja. Jam gati për të dhënë më të mirën për këto ngjyra, të fitojmë trofe”.

Manolas është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe skuadra të mëdha europiane e kishin vënë në shënjestër, por tashmë është shumë e vështirë t’ia marrin Romës, pasi për të bërë një gjë të tillë do të duhet të paguajnë një shumë të konsiderueshme të hollash.

Leave a Reply