Në Spanjë të sigurtë! CR7 fiton “Topin e Artë”

Titulli kampion në La Liga gjatë sezonit të kaluar, pastaj triumfi në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe golat e tij në fazën kualifikuese për Kupën e Botës, që bënë të mundur kualifikimin e Portugalisë për në Botërorin e vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi, janë argumentet më të mëdha për yllin portugez të Realit, Kristiano Ronaldo, i cili tashmë po numëron orët e fundit për të të puth dhe për të kapur me duart e tij çmimin e “Topit të Artë”.

Kristiano i VII (shtatë) i Madridit do të kurorëzohet nesër si Kristiano i V (pestë) i Parisit, shkruajnë mediat spanjolle, të cilat janë shumë të sigurta se çmimi i Topit të Artë nga “France Football” do ti takojë futbollistit të Realit të Madridit, i cili po dështon këtë vit me skuadrën e tij në La Liga, ku në 10 ndeshje ka shënuar vetëm dy gola.

Leave a Reply