Ndeshja e parë e Europianit 2020 do të zhvillohet në Romë

Është vendosur zyrtarisht tashmë, që gara hapëse e Europianit të 2020-ës, të zhvillohet në kryeqytetin italian, Romë. Lajmin për ngritjen e siparit të aktivitetit në ‘Olimpico’ e ka dhënë vetë UEFA në një komunikatë të shpërndarë në sajtin e saj zyrtar.

Kampionati Europian i Futbollit, në vitin 2020 për herë të parë nuk do të zhvillohet në një apo dy shtete, por në plot 12 të tillë. Ky organizim është menduar me rastin e edicionit të 60, të kampionateve europiane.

 

Leave a Reply