Florentino Perez ka një porosi për Nejmarin: Eja te ne dhe fito “Topin e Artë”

Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme edhe për të pestën herë në karrierë arriti që të fitoj “Topin e Artë”.

Është ky një çmim tjetër i rradhës për yllin e Realit të Madridit, që në këtë mënyrë sheh një mundësi të mirë  për të bindur emra të ndryshëm të veshin fanellën e Real Madridit.

Një ndër dëshirat e mëdha të “mbretërve” është transferimi i brazilianit Nejmar, i cili në mbrëmjen e djeshme u rendit vetëm si futbollisti i tretë në Botë, pas Ronaldos dhe Messit.

Megjithatë që Nejmar të fitoj këtë çmim, sipas numrit një të Realit, Florentino Perez, braziliani do të duhej të transferohej në “Santiago Bernabeu”.

“Nëse vjen në Madrid atëherë do e ketë më të lehtë të fitojë Topin e Artë. Real Madridi është klubi i cili i jep gjithçka që dëshiron një futbollisti të madh. Unë jam i gatshëm të nënshkruaj me Neimarin në çdo moment”, ka thënë Perez në një prononcim për “Marca”.

Leave a Reply