Kosova kthen mbrapa në Zvicër dy futbollistët e Skenderbeut

Policia e kontrollit në aeroportin e Prishtinës në Kosovë, ka kthyer dy futbollistë të Skenderbeut, Bakari Nimaga dhe Benyam Demte dhe nuk ka lejuar të vijojnë rrugëtimin drejt Shqipërisë për shkak të një problem me dokumentacionin.

Sipas “Panorama Sport”, të dy futbollistët e skuadrës korçare janë rikthyer në Zvicër. Kjo ngjarje kishte ndodhur pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Yang Boys dhe Skënderbeut në kuadër të fazës së grupeve të Liga Evropës.

Leave a Reply