Butragenjo flet për shortin: Ndeshja Real M.-PSZH duheshe të jetë një finale

Njëri prej drejtuesve të lartë të Realit të  Madridit, Emilio Butragenjo që ndoqi për së afërmi shortin e hedhur të Ligës së Kampionëve  Evropian, ka komentuar emrin e kundërshtarit të tyre në kuadër të 1/8 së finales. Shorti deshi që “mbretërit” në këtë fazë të takohen me Paris Sen Zhermenin, një takim ky që sipas Butragenjos duheshe të ndodh në finalen e madhe.

“Kjo ndeshje mund të ishte edhe finale duke marrë parasysh potencialin e të dyja skuadrave. Është një duel i barabartë dhe një nga të dyja do të kalojë në raundin tjetër. Siç e thash edhe më lart të dyja janë kandidatë për të fituar Ligën e Kampionëve Evropian. PSZH ka futbollistë të nivelit të lartë, janë shumë të fortë. Kanë luajtur në mënyrë të përsosur në fazën e grupeve dhe kanë një potencial të madh. Me Nejmar dhe Mbape mund të fitojnë shumë, ndaj dhe janë të rrezikshëm. Ndaj tyre do të luajmë dy finale dhe për publikun do të jenë dy ndeshje shumë tërheqëse” – tha Butragenjo.

Ndeshja e parë mes dy gjigandëve evropian në program është me 14 shkurt të vitit 2018-të në “Santiago Bernabeu”, ndërkohë ajo kthyese në program është me 6 mars në “Parkun e Princërve”.

Leave a Reply