Teqja i Shkëndijës: Kampionati në Shqiperi më i fortë se ai në Maqedoni

Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Olsi Teqja në një intervistë të dhënë për kanalin “Supersport” të Shqipërisë, mes tjerash ka bërë edhe një krahasim të kampionatit tonë të Maqedonisë dhe atij shqiptarë, me këtë të fundit që ka vlerësuar se është më i mirë.

“Futbolli në Shqipëri është më i fortë dhe më taktik. Presioni për rezultatin sjell ato rezultate 0-0 që askush nuk i dëshiron. Ndërsa në Maqedoni situata është pak më ndryshe, nuk kemi kaq presion në rezultate. Unë e them gjithmonë që kampionati në Shqipëri është më i forte”, ka thënë Teqja.

Teqja te Shkëndija erdhi gjatë merkatos së verës, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Tiranes.

Leave a Reply