Rrahja mes tifozëve të Partizanit, më rëndë e pësuan një tifoz maqedonas dhe dy kroat (VIDEO)

Tifozët e arrestuar mbrëmë gjatë derbi ndeshjes midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës në stadiumin “Humsk” në Beograd nuk janë vetëm serb, njoftojnë mediat e këtij vendi, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas “kurir.rs” në mesin e të arrestuarve figurojnë qytetarë nga shtetet për rreth, në mesin e të cilëve edhe një maqedonas.

Serbet shkruajnë se në stacionet policore janë arrestuar qytetarë nga Kroacia, Rusia, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria. Kroati me emrin Ante Firiç kishte kaluar kufirin serb me datë 12 dhjetor, një ditë para ndeshjes dhe se qëllimi i tij ishte pjesëmarrja në këto trazira.

Një maqedonas, një grek dhe dy kroat janë lënduar rëndë në rrahjen që ndodhi në tribunën jugore të tifo grupit të Partizanit “Grobari” gjatë derbit të përjetshëm midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës.

Një tjetër kroat që kishte pësuar në rrahjen masive mes tifozëve ishte edhe Damir Tovaroviç, që është një luftar i MMA-së dhe ish kampion në kikboks.

Në Serbi me të madhe flitet se i gjithë ky kaos në tribuna ishte planifikuar nga grupe kriminele si nga Serbia, ashtu edhe nga Mali i Zi.

Këto skena të padëshiruara midis tifozëve kishin ndodhur për atë se cili grup do të merrte kontrollin në tribunën jugore, ndërsa e gjithë kjo ishte organizuar nga krerët e vjetër të dikur nëngrupit më të fuqishëm të njohur me emrin “Alkatraz”. Ndryshe numri i përgjithshëm i tifozëve të arrestuar është 26.

Leave a Reply