Aleks Sandro largohet që në janar, Juventusi gjen zëvendësuesin   e tij

Aleks Sandro nuk do të luaj me Juventusin në vitin 2018-të. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane braziliani 26-vjeçar mund t’i japë lamtumirën Juventusit që në janar, pasi kërkohet me ngulm në Angli.

Mirëpo të njëjtat burime bëjnë me dije se “Zonja e Vjetër” veçmë ka gjetur zëvendësuesin e tij, dhe ai është Emerson Palmieri, mbrojtësi i krahut të majtë të Romës.

Bëhet fjalë për një futbollist shumë talentuar, por me një dyshim të madh në lidhje me anën fizike të tij. Për më tepër habit fakti që Juve po largon një titullar fiks dhe po afron një futbollist pa shumë shkëlqim nga një rival direkt në garën për titullin kampion, siç është Roma.

 

Leave a Reply