Çmendet Spaleti: Dua të transferoj Ramosin, Iniestën dhe Sançezin

“Nëse më kërkoni tre emra, ja ku po ua them; Serxhio Ramos, Iniesta dhe Sançez. Ata që kanë dërguar Interitn para të gjithëve, u duhet dhënë merita që u takon”, u shpreh strategu zikaltër në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Udinezen, në të cilën njëkohësisht foli edhe për takimin e 1/8 së finales kundër skuadrës së Pordenone nga “Serie C”.

Interi në atë ndeshje luajti baraz pa gola për gjatë 120 minutave, ndërsa kualifikimin për në çerekfinale e siguroi vetëm përmes ruletit të penaltive. Pikërisht një rezultat i tillë bëri që gazëtarët ta ngacmojnë trajnerin “zikaltër”, i cili u përgjigj në këtë stil: “Nëse nuk vendos lojtarët në mënyrën më të mirë të mundshme, është e vështirë që të marrësh rezultat. Të krijosh pritshmëri të mëdha, nuk i bën mirë Interit në rezultate. Ndaj Pordenones problemi qëndronte në menaxhimin e forcës sonë. Në sulm bëra shumë ndryshime, dhe kjo ndoshta ndikoi”.

Interi gjatë ditës së sotme në kuadër të javës së 17-të në “Serie A” do të mirëpret Udinezen, me shpresë se do të arrijë fitoren e rradhës dhe se sërish do të mbetet në krye të tabelës së klasifikimit.

 

Leave a Reply