Pas afro 20 viteve ripërsitet goli i famshëm i Roberto Karlos (VIDEO)

Pas  afro 20 viteve mund të themi se është ripërsëritur goli i famshëm i brazilianit Roberto Karlos. Fjala është për atë gol që sot e atëherë përflitet për të, ndërsa të njëjtin braziliani i Realit të Madridit e kishte shënuar më 21 shkurt të vitit 1998 në ndeshjen kampionale ndaj Tenerifes.

Një gol i ngjashëm është shënuar në kuadër të Kupës së Turqisë, me autorë Abdullah Balikuv. Turku 23 vjeçar i skuadrës së Boxhuspor për një çast na rikujtoi në atë gol të brazilianit Roberto Karlos, që në fund rezultoi deçiziv në fitoren 1:0 ndaj Sivaspor.

Ky takim ishte i vlefshëm për ndeshjet e 1/16 së finales, ndërsa falë këtij super goli Boxhuspor u kualifikua për ndeshjet e 1/8 së finales ku do të përballet me Galatasarajin.

Leave a Reply