Shkëndija dhe përforcimet e mundshme! Ja çfarë thonë nga klubi tetovar

Ashtu siç afrohet merkatoja e janarit, aq më shumë shtohen zërat rreth përforcimeve të mundshme  të skuadrave nga elita e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Një ndër skuadrat që është në qendër të vëmendjes, kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve të rinj, pa dyshim është skuadra e Shkëndijës, që stinorin vjeshtor e mbylli si kampione e Maqedonisë.

Ky fakt shton edhe ambiciet e klubit tetovarë, që shpreson më në fund të rikthejë titullin e kampionit në Tetovë, ndërsa lidhur me emrat e mundshëm që mund të përforcojnë këtë skuadër, për “infOSport.mk” deklaruan.

“Me vetë afrimin e merkatos jemi te vetëdishëm se Shkëndija është në qendër të vëmendjes në opinion dhe media, pasi të shumtë janë emrat e futbollistëve që përmenden si përforcime eventuale të skuadrës tonë. Por e kaluara ka treguar se jo të gjithë ato që janë thënë janë realizuar. Ne do të vazhdojmë mos komentojmë spekulimet, ndërsa dihet mënyra jonë e punës që të ndajmë me publikun në mënyrë eksprese çdo zyrtarizim. Nëse deri tani nuk kemi dalë me diçka të tillë don të thotë se ende asgjë nuk është zyrtare. Kur të ndodh të gjithë do të njoftohen në kohë reale”,  u shprehën për “infOSport.mk” nga Zyra për Marëdhënie me Publik e “KF Shkëndija”.

Leave a Reply