Autobusi i Sem Allardejs ndali kampionët e Çelzit (VIDEO)

Çelzi i Antonio Kontes nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Evertonit në “Gudison Park”.

Pavarësisht rasteve të shumta Çelzi nuk arriti që të shënojë në rrjetën e vendasve, të cilët në këtë mënyrë nën drejtimin e Sem Allardejs regjistruan edhe ndeshjen e 6-të pa asnjë disfatë (4 fitore, dy barazime).

Çelzi me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë me 39 pikë, teksa Evertoni ndodhet në pozitën e 9-të me 26 pikë.

Leave a Reply