Mikhtarian i Mançester J. më i miri në futbollin armen, pas tij renditet Barsegian i Vardarit

Mesfushori i Mançester Junajtedit, Henrikh Mikhtarian për të 7-tën herë me rradhë është shpallur futbollisti numër 1 në Armeni.

Në garën për çmimin e më të mirit për vitin 2017-të në futbollin armen, Mikhtarian la pas vetes futbollistin e Vardarit, Tigran Barsegian, ndërsa si i treti në këtë klasifikim u rendit Varazdat Arojan nga skuadra ruse e Ural. Armeni i dytë te skuadra e Vardarit, Hovahanes Hambarxhumjan u rendit vetëm si i pesti.

Gjatë vitit 2017-të Mikhtarian me Mançester Junajtedin fitoi trofeun e Liga Europa, si dhe Liga Kupën e Anglisë.

Në anën tjetër Barsegian me Vardarin e tij u shpall kampion i Maqedonisë, ndërsa për herë të parë në historikun e skuadrës shkupjane ai luajti në ndeshjet në grupe të Liga Europa.

Leave a Reply