Momenti kur Messi godet në kokë Kristiano Ronaldon (VIDEO)

Barcelona dhe Lione Messi sot dolën fitues në përballjen ndaj Realit të Madridit, gjegjësisht Kristiano Ronaldos. Skuadra “katalunase” shënoi fitore me rezultatin e pastërt 3:0, me të tre golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.

Përveç golave të shënuar në këtë përballje, një ndër momentet më të diskutuara pas përfundimit të takimit në mediat iberike, ka qenë ekzekutimi i një goditje dënimi të yllit argjentinas të Barcelonës.

Messi goditi në fytyrë Kristiano Ronaldon, teksa shumë komentues në rrjetet sociale e kanë quajtur si një gjest të qëllimshëm të tij. Megjithatë ajo që shihej në fushë tregon të kundërtën, pasi Messi siç shihet edhe nga video materiali më poshtë, shkon për t’i kërkuar falje portugezit, i cili kishte jo pak dhimbje nga goditja e fortë e Messit, i cili në minutën e 64-të realizoi golin e dytë për Barcelonën.

Leave a Reply