Besnik Hasi hedh në gjyq Olimpiakosin

Strategu kosovar, Besnik Hasi mori drejtimin e skuadrës së Olimpiakosit gjatë verës së këtij viti, mirëpo aventura e tij nuk zgjati më shumë se deri në fund të shtatorit. Strategu shqiptar gjithsesi nuk është ndarë mirë me drejtuesit e skuadrës greke, pasi këta të fundit vendosën për ta shkarkuar atë pas 11 ndeshjesh në krye të helenëve.

Hasi arriti që ta kualifikonte Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve, por pozita e pestë në kampionat pas 5 javëve të para, solli edhe shkarkimin e tij.

Edhe pse emri i tij lidhej me ekipin e Genk, deri te ky realizim nuk erdhi. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti Hasi nuk duhet të shqetësohet aspak, pasi ai pritet që të merrë një shumë të majme nga skuadra helene.

Strategu 45-vjeçar nga Kosova ka vendosur që ta çojë në gjyq klubin grek, i cili do të jetë i detyruar për t’i paguar shumën e mbetur të parashikuar në kontratën 2-vjeçare që kishte me ta. Shuma që do të përfitojë Besnik Hasi kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

 

Leave a Reply