Çalhanolu drejt largimit nga Milani, kërkohet nga Fenerbahçe e Gallatasaraji

Hakan Çalhanollu është shumë afër largimit nga Milani dhe të rikthehet në vendlindjen e tij në Turqi. Galatasaraji dhe Fenerbahçe janë vënë në garë për kartonin e mesfushorit, i cili po has shumë vështirësi me ambientimin te kuqezinjtë.

Pasi nuk bindi Montellan, 23-vjeçari vazhdon të zhgënjejë edhe nën drejtimin e Gattusos dhe për këtë arsye largimi i tij mund të konsiderohet më shumë se një mundësi. Calhanoglu u transferua në Milanello në 3 korrik 2017 nga Bayer Leverkusen për shumën e 24 milionë eurove.

Leave a Reply