Kejn tashmë në ndjekje të një rekordi tjetër në Angli

Hari Kejn pa dyshim se për momentin është një ndër sulmuesit më të mirë në futbollin europian. Ai një gjë të tillë është duke  dëshmuar me golat e tij të shënuar me fanellën e Totenhamit, për të cilën skuadër në dy ndeshjet e fundit ka shënuar plotë 6 gola, njofton “infOSport.mk”.

Të martën e parë të vitit 2018-të, sulmuesi anglez do të zbresë në fushë ndaj Suonsit me synimin për të shënuar një tjetër tregolësh, për të çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi ku ai shënon një “tripletë”.

Rikujtojmë Kejn realizoi dy tripleta në dy ndeshjet paraprake të “spërsave”, edhe atë kundër Bërnlit (3:0) dhe Sautemptonit (5:2), ndërsa do të synojë të vazhdojë të njëjtin ritëm për t’u bërë futbollisti i parë që realizon tre “tripleta” radhazi në epokën e Premier Ligës.

Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm kur kampionati anglez quhej ende “Football League” dhe ishin 7 rastet kur lojtarët kishin regjistruar tre tregolësha radhazi.

I fundit që e ka bërë atë është një nga legjendat e Liverpulit, Xhek Balmer, në vitin 1946.

Leave a Reply