La Liga më e mira për vitin 2017-të

Futbolli spanjoll është përzgjedhur si më i miri në Botë për vitin 2017-të, duke lënë në këtë mënyrë pas vetes Premierligën angleze.
Një gjë e tillë ndodhi në Dubai, ku po zhvillohet një gala mbrëmje për ndarjen e çmimeve “Globe Soccer Awards”.

Këtë çmim e pranoi numri një i La Liga-s, Havier Tebas, ndërsa të njëjtin e ndau strategu i mirënjohur italian, Fabio Kapello, i cili gjatë karrierës së tij si trajner ishte shpallur dy herë kampion i Spanjës me Realin e Madridit.

Leave a Reply