Mavraj pushimet e tij i kalon në vendin e Shenjtë në Mekë

Derisa shumica e futbollistëve, qofshin ato shqiptarë apo edhe të huaj po bëjnë pushimet e tyre në shtete të ndryshme për festat e fundvitit, Mërgim Mavraj ka zgjedhur që ditët e tij të lira ti kalojë në vendin e shenjtë të Mekës.

Në një intervistë për “BILD”, Mavraj ka thënë se kur shkel këtë vend, harron gjithçka, madje edhe futbollin.

“Në Mekë harron thuajse çdo gjë përreth teje. Ky është një vend me një qetësi të pabesueshme e cila të shndërrohet më pas në energji të madhe. Madje këtu arrita të mos mendoja më për futbollin. Në një vend tjetër, kjo është e pamundur të më ndodh mua” – është shprehur Mavraj.

Është kjo hera e dytë që Mavraj i bënë vizitë këtij vendi të shenjtë, ndërsa menjëherë pas pushimit ai duhet përveshur krahët bashkë edhe me shokët e skuadrës së Hamburgut në luftën për mbijetesë në Bundesligën gjermane.

Leave a Reply