Mesazhi i numrit një të Shkëndijës, Lazim Destani me rastin e Vitit të Ri

Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani me rastin e Vitit të Ri ka uruar të gjithë shqiptarët ane mbanë Botës, me shpresë se viti 2018-të do të jetë një hap përpara për shqiptarët, drejt forcimit të stabilitetit, drejt harmonisë e prosperitetit.

Ai premtoi se edhe gjatë vitit të ri ai do të vazhdojë me promovimin e kombit shqiptarë si dhe me inkurajimin e zhvillimit ekonomik përmes gërshetimit të aktiviteteve filantropike dhe energjisë e forcës që sheh te të rinjtë shqiptarë, edhe atë qoftë përmes projekteve arsimore, kulturore apo edhe sportive, ku veçmë me Shkëndijën e tij po afirmon shqiptarët më së miri në arenën ndërkombëtare, e në veçanti neve shqiptarëve nga Maqedonia.

Më poshtë keni edhe fjalimin e plotë të pronarit të “Ecolog”, Lazim Destani, i cili  gjithashtu njoftoi edhe për lëshimin e veb faqes së tij personale, http//lazim-destani.com/

Lazim Destani – Mesazhi i Vitit të Ri

Të dashur miq,

Fillimi i vitit të ri na ofron mundësinë të shohim përpara, me mendime të freskëta dhe optimizëm.

Jam përplot me shpresa për 2018-tën. Besoj, ky vit do të jetë një hap përpara për shqiptarët, drejt forcimit të stabilitetit, drejt harmonisë e prosperitetit. Këto shpresa i mbështes tek entuziazmi dhe pasioni i rinisë sonë, si në vend ashtu dhe në diasporë.

Në vitin 2018 do të vazhdoj me promovimin e kombit tim si dhe me inkurajimin e zhvillimit ekonomik përmes gërshetimit të aktiviteteve filantropike dhe energjisë e forcës që shoh te të rinjtë tanë. Qoftë kjo përmes projekteve arsimore, sportive apo kulturore, unë do të vazhdoj të punoj për krijimin e mundësive, për inkurajimin e investimeve në rajon, për një të ardhme më të ndritur.

Gjatë vitit 2018 do të punoj në zgjerimin e mëtejshëm të aktiviteteve të mia. Për ta dokumentuar punën dhe për të arritur audienca të reja, unë kam kënaqësinë t’ju njoftoj për lëshimin e ëeb- faqes sime personale, http://lazim-destani.com/

Sigurisht do të vazhdoj të jem aktiv me Ju miqtë e mi edhe përmes rrjeteve sociale, por shpresoj që ky burim i ri do të jetë i dobishëm dhe interesant për Ju që dëshironi të lexoni më detajisht rreth aktiviteteve të mia.

Ka shumë gjëra për t’u ngazëllyer dhe shumë shpresë në vitin 2018, andaj Ju uroj të gjithëve Gëzuar Viti i Ri!

Leave a Reply