Ish futbollisti i Realit të Madridit, portugezi Fabio Koentrao nuk po mund të gjejë qetësinë e duhur në karrierën e tij. Si duket largimi nga ekipi “mbretëror” nuk i ka bërë mirë atij, ndërsa së fundmi i njëjti është përfshirë në një sherr në fushën e futbollit me bashkëlojtarin e tij, Markus Akuna te Sportingu i Lisbonës.
Ka qenë ky një gjest jo i hijshëm nga ana e Koentraos, i cili në këtë mënyrë ka rënë në sy të keq të trajnerit, Pinheiro de Jesus Jorge Fernando, ditë më parë e kishte përgëzuar për formën që po kalonte kohët e fundit.
Kjo skenë jo e hijshme kishte ndodhur në ndeshjen e 29 dhjetorit të vitit që sa po lamë pas kundër Belenenses në kuadër të Kupës së Portugalisë, ndërsa edhe pse trajneri e justifikoi gjestin e dy futbollistëve të tij, ai thuhet se ka ngelur shumë i zhgënjyer nga kjo sjellje joprofesionale e tyre.