Kutinjo brenda javës prezantohet te Barcelona

Telenovela që nisi nga merkato e verës po vazhdon ende, me Filipe Kutinjo që si duket më në fund ka arritur akordin me Barcelonën dhe do të transferohet në këtë afat të janarit në kampin blaugran.

Kështu së paku ka deklaruar e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, që sipas të cilës Liverpuli dhe Barcelona kanë arritur akordin dhe transferimi i Kutinjos te katalanasit do të kushtojë 110 milionë euro, ndërsa 40 milionë euro tjera në formë të bonuseve do të shkojnë më vonë në arkat e klubt britanik. Sipas mediave spanjolle, ky transferim pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Leave a Reply