Klivlendi fiton pa probleme ndaj Portlandit, Tomas debuton me 17 pikë (VIDEO)

Klivlendi ka triumfuar ndaj Portlandin me shifrat 127:110 në NBA. Ylli i Klivlendit, Lebron Xhejms shënoi 24 pikë, 8 asiste dhe 6 kërcime nën tabelë, përderisa për ekipin e Portlandin Lilard regjistroi 25 pikë.

Në këtë ndeshje debutoi përforcimi i veres, Ajzea Tomas, i cili për shkak të disa lëndimeve, nuk arriti që të luaj. Tomas në debutimi ne tij me Klivlendin regjistroi 17 pikë. Ndërkohë në disa ndeshje tjera interesante,  Sakramento u mposht në shtëpi nga Sharloti me rezultat 111:131, ndërsa Feniksi triumfoi ndaj Atlantës me shifra të ngushta 104:103.

NBA Rezultati Periudha 1 Periudha 2 Periudha 3 Periudha 4
Cleveland Cavaliers 127 28 25 38 36
Portland Trail Blazers 110 28 28 31 23
         
New York Knicks 91 29 20 18 24
San Antonio Spurs 100 25 27 29 19
         
Phoenix Suns 104 19 30 24 31
Atlanta Hawks 103 27 21 32 23
         
Sacramento Kings 111 25 27 29 30
Charlotte Hornets 131 32 40 28 31
         
Los Angeles Clippers 113 34 33 19 27
Memphis Grizzlies 105 31 31 22 21

Leave a Reply