Sonte Juventus-Torino, derbi për gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventus-Torino është takimi i fundit çerekfinal të Kupës së Italisë që do të zhvillohet sonte në “Alianz Stadium”. Luhet derbi i Torinos me bardhezinjtë që do të sfidojnë skuadrën e Sinisa Mihajlovic. Juventusi ka fituar tre edicionet e fundit të Kupës së Italisë kështu që edhe këtë sezon ka si objektiv t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

Torino nga ana tjetër pasi eliminoi Romën për të kapur çerekfinalet synon të surprizojë sërish. Pak ndryshime pritet të bëjë Massimiliano Allegri në formacionin titullar, ndërkohë që Sinisa Mihajlovic është i detyruar të ndryshojë diçka në sulm pasi nuk të disponueshëm as Belottin e as Ljajic të cilët mungojnë për arsye dëmtimi. Fituesja e këtij çifit do të përballet me Atalantën në gjysmëfinale. Ndeshja Juve-Torino luhet sontë duke filluar nga ora 20:45.

Leave a Reply