Nexhipi që nga dita e parë bëhet krahu i djathtë i trajnerit Pakult

Shkupjani Nderim Nexhipi nuk do të jetë thjesht vetëm drejtori sportiv i Kukësit, por njëkohësisht edhe krahu i djathtë i trajnerit austriak të kampionëve në fuqi, Peter Pakult. Një gjë e tillë u bë e qartë që në ditën e parë të stërvitjeve të skuadrës kampione në fuqi të Shqipërisë nën urdhrat e teknikut të ri në Antalia të Turqisë.

Ekspedita e Kukësit mëngjesin e sotëm arriti në tokën e ngrohtë turke, ku do të qëndrojë deri me datë 19 janar, ndërsa brenda kësaj periudhe kjo skuadër do të zhvillojë tre ndeshje kontrolluese.

Ata pasdite zhvilluan seancën e parë stërvitore, që ishte vetëm me karakter fizik, ndërsa para kësaj stërvitje, Pakult futbollistëve të tij ju mbajti mbajti një fjalim të gjatë, duke u shpjeguar idetë dhe atë që do të kërkojë nga ata në vazhdim.

Ajo që ra në sy gjatë fjalimit të strategut austriak ishte se gjatë të gjithë kohës, rolin e përkthyesit përkrah tij e luante pikërisht Nderim Nexhipi, i cili njeh mjaft mirë gjuhën gjermane, edhe atë që nga koha kur ai luante me Hertën e Berlinit, ndërsa gjithashtu një pjesë të jetës së tij ka kaluar në Gjermani.

Ai me siguri se një gjë të tillë do të bëjë edhe në të ardhmen, ashtu që me plotëkuptimin e fjalës, Nexhipi përveç rolit të drejtorit sportiv, mund të cilësohet edhe  si krahu i djathtë i trajnerit Pakult te Kukësi, duke shpjeguar me hollësi kërkesat që do ketë trajneri për futbollistët e tij.

Leave a Reply