Emir Sahiti zgjedh midis Kroacisë dhe Qipros

Emir Sahiti aktualisht është një futbollist i lirë, ndërsa ky fakt ka bërë që në adresë të futbollistit shqiptarë të arrijnë shumë oferta, njofton “infOSport.mk”.

Kroacia dhe Qiproja janë dy destinacionet e mundshme të ish futbollistit të Rabotniçkit, i cili shpreson se në fund do të bëjë zgjedhjen më të mirë, kur është në pyetje karriera e tij.

“Shpresoj se këtyre ditëve do të vendos për të ardhmen time. Oferta ka si nga Kroacia, ashtu edhe nga Qiproja, mirëpo nuk duam të ngutemi dhe të gjitha ofertat jemi duke i shqyrtuar në mënyrën më të mirë të mundshme me menaxherët e mi, me të cilët po konsultohem rreth skuadrës time të re” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Emir Sahiti.

Futbollisti me origjinë kosovare që njëkohësisht posedon pasaportën shqiptare, pjesë e Rabotniçkit ishte që dy vite e gjysmë, duke zvilluar plotë 35 ndeshje, dhe duke realizuar një gol të shënuar.

Kujtojmë që talenti kosovar, me 15 shkurt të këtij viti ishte shumë pranë firmosjes së kontratës me gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit, mirëpo deri te një marrëveshje mes palëve nuk erdhi për shkak të një lëndimi të futbollistit, që nuk ishte vërejtur nga stafi mjekësor i klubit nga “Debar Maalo”.

Leave a Reply