Lena lë Shqipërinë, vazhdon karrierën në Suedi

Futbollisti nga Maqedonia, Nijaz Lena me shumë gjasa do të vijojë karrierën e tij në kampionatin suadez. Goteborg dhe Gais janë dy skuadra me peshë në futbollin suedez që kanë kontaktuar futbollistin për ta patur në gjirin e tyre. Pas lajmit të prishjes së marreveshjes me Teutën të shumta ishin skuadrat e kampionatit shqiptar që kërkuan shërbimet e mesfushorit nga Struga, por vazhdimësia e tij në Superiore cënohej nga rregullorja.

Lena ka luajtur në fillim të sezonit me Kukësin në eliminatoret e Champions League, për t’u transferuar më pas në Durres te Teuta. Rregullorja nuk lejon që një futbollist të ndryshojë 3 skuadra brenda një sezoni. Opsioni i vetëm është nisja e një aventure në kampionatet që fillojnë në shkurt apo mars dhe Suedia është vendi ideal për të vijuar karrieren. Ndërkohë në Shqipëri opsioni i vetëm mbetet rikthimi te Kukësi, që po tenton të ndryshojë përbërjen me ardhjen e trajnerit të ri Peter Pakult.

Leave a Reply