Bernardeski i dhuroi fitoren e 200-të në “Serie A” trajnerit Allegri (VIDEO)

Skuadra e Juventusit sonte arriti një fitore shumë të rëndësishme 1:0 në transfertën ndaj Kaljarit në kuadër të ndeshjeve të javës së 20-të në “Serie A”.

Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Federiko Bernardeski në minutën e 74-të. Në këtë mënyrë ai trajnerit të tij Masimiliano Allegrit i dhuroi fitoren numër 200 në karrierën  e tij si trajner në “Serie A”.

Ndryshe takimi i sontshëm ndaj Kaljarit ishte i 100-ti në krye të Juves për Allegrin.

Leave a Reply