FSHF, me 7 shkurt zgjedhjet për president të ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar datën 7 shkurt për zgjedhjen e presidentit të ri. Një gjë të tillë vendosi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e sotme.

Pritej që këto zgjedhje për kreun e ri të institucionit numër 1 të futbollit shqiptar të mbaheshin në pranverë.

Në këtë asamble përveç pikave të rendit të ditës, gjithashtu do të caktohen edhe organet e reja drejtuese të FSHF-së për 4 vitet e ardhshme.

Leave a Reply