Menaxheri Mendes merr tri oferta për Kristiano Ronaldon

Në 277 ndeshje me Real Madridin dhe 289 gola, një statistikë e rrallë në futbollin modern, Kristiano Ronaldo shkroi historinë në “Bernabeu”, por duket se kohës së tij në kryeqytetin spanjoll i ka ardhur fundi. Me Nejmarin, që është lakuar për një kalim te Real Madrid, janë të shumtë ata që kanë nisur të parashikojnë largimin e Ronaldos.

Mançester Junajtedi, për dashurinë e tifozëve, është gati ta mirëpresë rikthimin e “CR7”, por sipas shtypit anglez janë tre klube të tjera që kanë bërë ofertë zyrtare për portugezin. Çelsi, PSZH dhe LA Galaksi janë takuar me menaxherin Horge Mendes dhe i kanë parashtruar ofertat e tyre në momentin që Ronaldo do të vendosë të largohet nga “Bernabeu”. Çmimi i tij është rreth 150 milionë euro, pavarësisht se ka shënuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje të luajtura në La Liga.

Leave a Reply