Burhan Mustafov i bashkohet Teutës

Pas Bojan Gjorgievskit dhe me shumë gjasa Amir Bilalit, rrugës për t’iu bashkuar skuadrës durrësake të Teutës në Superligën shqiptare, është edhe mesfushori Burhan Mustafov nga Manastiri, njofton “infOSport.mk”.

Mustafov nga vera e vitit 2016-të mbronte ngjyrat e Pobedës së Prilepit, për të cilën skuadër ka zhvilluar 38 ndeshje, dhe ka shënuar një gol. Ai gjatë gjysmë sezonit të parë u paraqit në 13-të, nga gjithsej 18 ndeshje, duke asistuar në dy gola.

“Jemi në bisedime e sipër me drejtuesit e Teutës. Ata më kanë kontaktuar përmes telefonit, më kanë ofruar kontratë, ashtu që besoj që më voni brenda dy ditëve do të vendosi nëse i bashkohem kësaj skuadre” – tha enkas për “infOSport.mk” mesfushori i Pobedës, Burhan Mustafov.

23-vjeçari  i cili gjithashtu ka dy paraqitje edhe me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e vendlindjes së tij, Pelisterin, ndërsa nëse vjen deri te transferimi te Teuta, atëherë do të jetë kjo hera e parë që Mustafov do të luaj jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply