Zidan zgjidhet trajneri më i mirë në Francë për vitin 2017

Zinedine Zidane shpallet nga revista e famshme France Football si trajneri më i mirë i 2017-ës në Francë. Tekniku i Realit të Madridit i cili arriti të fitonte plot 5 trofe me Los Blancos gjatë 2017-ës, e fiton për të dytin vit rradhazi këtë çmim prestigjoz. Zidane mposhti konkurencën e trajnerit të kombëtares francez Didier Deschamps dhe atë të teknikut të Lyonit, Bruno Genesio.

Leave a Reply