Bristol Siti frikësoi Sitin! Nga “Etihad” u largua me disfatë minimale (VIDEO)

Skuadra e Bristol Sitit ishte në rrugë të mirë për të bërë një senzacion tjetër në kuadër të “Carabao Cup”. Mbrëmjen e së martës “xhelati” i Mançester Junajtedit u mund në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga skuadra kryesuese e Premierligës, Mançester Siti me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë të parët që shënuan në këtë përballje ishin mysafirët e Bristol Sitit, të cilët gjetën rrjetën e “citizens” në minutën e 44-të me anë të Bobi Rid.

Për barazim të rezultatit në këtë ndeshje u përkujdes Kevin De Brujne me golin e realizuar në minutën e 55-të, ndërkohë në minutat shtesë të takimit argjentinasi Serhio Aguero u shndërrua në hero të skuadrës vendase, duke shënuar golin e fitores për ekipin e tij.

Sonte në program është edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale, ajo midis dy gjigandëve të Premierligës, Çelzit dhe Arsenalit.

Ndeshja e kthimit midis Bristol Sitit dhe Mançester Sitit në program është me datë 23 janar, ndërsa vetëm një ditë më pas do të zhvillohet edhe derbi midis dy skuadrave londineze.

Leave a Reply