FC Shkupi gati që sot të shpërthejë me dy bomba

FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të bëjë dy goditje të fuqishme në merkaton e janarit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi ka përgatitur një surprizë të këndshme për armatën e madhe të tifozëve të saj, ku pritet që para tyre të prezantojë dy emra të mëdhenj.

Siç mëson “infOSport.mk” bëhet fjalë për një futbollist nga vendi ynë dhe një nga jashtë, emrat e të cilëve megjithatë mbahen në fshehtësi. Deri në momentin e shpalosjes së emrave të tyre të gjithë do presim me shumë ankth, e në veçanti tifozët e “bardhekaltërve” nga Çairi, “’Shvercerat”, të cilët më në fund mund të buzëqeshin, pasi për skuadrën e tyre po vijnë ditë të mira dhe se skuadra e tyre e zemrës është në rrugë të mbarë që të ju kthehet trofeve.

Prezantimi i tyre zyrtarë pritet të bëhet gjatë ditës së premte, kur njëkohësisht do të bëhet edhe prezantimi i Bllagoja Ljamçevskit, ndërsa deri në fundjavë skuadra nga Çairi ka paralajmëruar edhe disa përforcime të reja.

Leave a Reply