Valverde: Kutinjo do t’i ndihmojë shumë ekipit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valerde para ndeshjes së kthimit ndaj Selta Vigos në kuadër të raundit të 1/8 së finale ka komentuar edhe blerjen brazilianit Filipe Kutinjo.

“Presim një ndihmë të madhe nga ai. Jam i bindur që Kutinjo do të përshtatet shpejt me lojën e skuadrës. Është një blerje e madhe për ne”, ka thënë Valverde

Valverde foli edhe për ndonjë lëvizje tjetër të mundshme te Barcelonës.

“ Modeli i Barcelonës është gjithmonë i njëjti. Ne ndërhymë në merkato për të blerë më të mirët e Botës, por në të njëjtën kohë i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe kanterës sepse objektivi është të prodhojmë Çavi dhe Iniesta të rinj. A do bëjmë blerje në mbrojtje? Maskerano është ende pjesë e jona dhe do të vazhdojmë me këta futbollistë që kemi”, përfundon Valverde.

Leave a Reply