FC Shkupi bënë për vete edhe Besart Abdurrahimin!?

FC Shkupi gjatë ditës së sotme bëri prezantimin e 4 futbollistëve të rinj, të cilët pritet të jenë forca shtesë  e skuadrës nga Çairi për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Emra si Bllagoja Ljamçevski,  Rron Broja, Stefan Vujçiç dhe Bazhe Ilijoski garantojnë një gjë të tillë, mirëpo këtu nuk është edhe fundi i përforcimeve te skuadra “bardhekaltër”. Drejtuesit e rinj të FC Shkupit gjatë konferencës së sotme për shtyp paralajmëruan edhe 2-3 përforcime, ndërsa burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se një ndër futbollistët e rradhës që mund të përforcojë skuadrën nga Çairi mund të jetë edhe Besart Abdurrahimi.

Ky i fundit është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, mirëpo i njëjti nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Qatip Osmani për pjesën e dytë të sezonit 2017/2018. I njëjti po stërvitet në mënyrë individuale në Tetovë, bashkë edhe me Xhelil Asanin, një futbollist ky që mund të shihet në anën tjetër si zëvendësim për Fisnik Zukën në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbetet të shihet nëse të paktën njëri prej tyre do të zbarkonte në Çair, ku ditëve në vijim do presim edhe emra të rinj.

Leave a Reply