Atl. Madridi nuk heq dorë nga Andrea Beloti

Atletiko Madridi vazhdon të përcjellë me shumë vëmendje sulmuesin e Torinos,  Andrea Belloti. Goleadori i skuadrës torineze një kohë të gjatë ka rënë në syrin e sakutëve të “jorganxhinjëve”, të cilët po mendojnë të dërgojnë një ofertë për të, mirëpo vetëm gjatë verës.

24-vjeçari Beloti me Torinon ka kontratë deri në vitin 2021, mirëpo në të njëjtën marrëveshje ekziston klauzola, sipas së cilës skuadra që do të jap 100 milion euro, ka të drejtë për të blerë kartonin e sulmuesit italian.

Gjatë verës në adresë të Torinos kishin arritur disa oferta për Belotin, megjithatë drejtuesit e skuadrës italiane kishin vendosur që mos ta shesin atë.

Beloti këtë sezon nuk është në formën e tij më të mirë, ndërsa një arsye janë edhe dëmtimet që e ndiqnin atë. Ai në 18 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni ka shënuar vetëm 7 gola.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti nga tabori i skuadrës spanjolle nuk heqin dorë nga ideja e tyre për të marrë italianin në rradhët e tyre, madje shpresojnë se deri në verë çmimi i tij do të bie edhe më shumë, duke hapur në këtë mënyrë edhe më shumë dyert e tij për një transferim eventual në Madrid.

Trajneri Diego Simeone te Beloti sheh një zëvendësim ideal për Antuan Griezman, i cili me shumë gjasa gjatë merkatos së verës pritet të largohet nga “jorganxhinjët”.

Beloti sezonin e kaluar me Torinon në “Serie A” në 35 ndeshje realizoi 26 gola.

Leave a Reply