Futbollistët e Dortmundit helmohen në Spanjë

Futbollistët e  Dortmundit nuk do e mbajnë mend për të mirë Spanjën, pasi nëntë futbollistë të kësaj skuadre kishin ndjerë shqetësime shëndetësore.

Sipas “Bild”, futbollistët e Dortmundit kanë pasur shenja të helmimit, ndërsa shkak është bërë konsumimi i mishit në Marbella.

Vajdenfeler, Burki, Bartra, Shahin, Toprak, Shurle, Pulishiç, Larsen dhe Reiman kanë ndjerë shqetësime shëndetësore, pasi cilësia e mishit të konsumuar prej tyre nuk ka qenë në parametrat e duhur. Ndërkohë sa i përket pjesës tjetër të futbollistëve, ata janë shëndosh e mirë, ashtu që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Volfsburgut, ndeshje kjo që në program është me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply