Interi prezantoi mbrojtësin e ri

Interi ka prezantuar mbrojtësin e saj të ri, Lisandro Lopez, i cili erdhi në formë huazimi nga rradhët e Benfikës, njofton “infOSport.mk”.

Në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston klauzolë për blerjen e kartonit të futbollistit në vlerë prej 9 milion euro, mirëpo “neroaxurrët” nuk janë të obliguar për të bërë një gjë të tillë pas përfundimit të huazimit të tij, që vlen deri me 30 qershor të këtij viti.

Argjentinasi Lopez pjesë e Benfikës është që nga viti 2013, ndërsa Benfika edhe më parë këtë futbollist e kishte huazuar te skuadra spanjolle e Getafes. Në La Liga ai ka regjistruar 26 ndeshje dhe dy të tjera në kuadër të Kupës, duke shënuar edhe 4 gola, për tu kthyer sërish te Benfika, transmeton “infOSport.mk”.

Me skuadrën portugeze brenda 3 sezoneve e gjysëm, ka fituar tre tituj kampion, dy Kupa dhe dy Super Kupa të Portugalisë.

Lisandro Lopez është blerja e parë e “neroaxurrëve”, të cilët së shpejti pritet të nënshkruajnë edhe me ish futbollistin e Çelzit, Ramires.

Leave a Reply