Arbitri Shapron i kërkon falje futbollistit të Nantes

Arbitri francez Toni Shapron që u bë protagonist i një ngjarje në fushën e lojës në ndeshjen ndërmjet Nantit dhe Paris Sen Zhermenit, ka folur edhe publikisht para mediave për rastin, madje i ka kërkuar edhe falje futbollistit Diego Karlosit.

“Kjo sjellje e çuditshme ishte e papërshtatshme, ndaj unë dua t’i kërkoj faljke Diego Karlos. I kam dërguar një raport shtesë Komisionit të Disiplinës në mënyrë që të tërhiqet dënimi për lojtarin e Nantës, pasi duke parë pamjet, gjestet e tij nuk më duken të vullnetshme. Gjatë kësaj ndeshje, unë u godita nga Diego Karlos. Në atë moment ndjeva një tronditje, një dhimbje therëse në një pjesë të këmbës që kisha dëmtuar kohët e fundit. Me një refleks të keq, unë zgjata këmbën drejt lojtarit”, shpjegoi Shapron.

Shapron u pengua pa dashje nga futbollisti i Nantes Karlos, ndërsa tentoi ta rrëzoi këtë të fundit, mirëpo nuk arriti dhe fare në fund e ndëshkoi me karton të kuq, duke e përjashtuar nga fusha e lojës. Për këtë gjest arbitri u pezullua nga Federata e Futbollit të Francës.

Leave a Reply