Imeri asiston në barazimin e Kamzës ndaj Juventusit

Demir Imeri ka shkëlqyer në takimin e sotshëm të Kamzës të zhvilluar ndaj skuadrës së Juventus Bukureshti nga Rumania, ndeshje kjo e zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku të dyja skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Shkëndijës, Imeri në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 80-të, ndërkohë në minutën e 12-të pas një super slalomi të tij në zonën kundërshtare dhe një asisti të shkëlqyeshëm, Xhulio Memeti vetëm shtyu topin në rrjetë për rezultat 1:0. Nuk vonoi shumë dhe rumunët 8 minuta më vonë shënuan për barazim të rezultatit në 1:1, që në fund doli të jetë edhe epilogu përfundimtarë i këtij takimi.

Për Kamzën ishte kjo ndeshja e katërt e zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku ka arritur dy fitore dhe dy barazime. Përveç barazimit të sotshëm, ata barazuan edhe ndaj skuadrës tjetër rumune të Sepsi, ndërsa pësuan disfata nga skuadrat turke të Gençerbirligi (4:1) dhe Alaniaspor (1-0).

Leave a Reply