Messi humbi penalti, Barcelona humbi ndeshjen (VIDEO)

Skuadra kryesuese në elitën e futbollit spanjoll, Barcelona ka vënë në dyshim mbrojtjen e titullit në kuadër të Kupës së Spanjës, pasi sonte humbi ndeshjen e parë çerekfinale përballë rivalit lokal, Epsnajollit me rezultatin 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Oskar Melendo gjeti rrugën e duhur drejt portës së Barcelonës në minutën e 88-të, ndërsa 25 minuta më herët Lionel Messi humbi një 11-të metërsh, duke lëshuar rastin që të shënojë në ndeshjen në transfertë.

Ishte kjo penaltia e 21-të e humbur për yllin argjentinas nga gjithsej 86-të që ka ekzekutuar deri më tani me fanellën e Barcelonës.

Barcelona kualifkimin eventual në gjysmëfinale do ta kërkoj në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, ku do të duhet të shënojë një fitore me më shumë se një gol epërsi.

Leave a Reply